Fundi i botes

By rebele

Buzet e shumeferkuara gerryhen.

Lotet e verbuar prej shembellimit te tyre
nuk kane sy,
veç vijezojne lumenj ne zemer,
mpijne qellimin,
ndertojne turra pendimi, dergojne anije
ne lumenjte tashme te fergelluar
me kujtesen e gjithe ç’humbi.

U gjakosem per njeri-tjetrin;
dolem krah me krah te blinim
radheve te pervuajtjes.
Ti, nje makine
prej flokesh femijesh.
Une, nje shtepi prej mishi grash.

E shtrydhem naten
gjersa pikoi drite.

Ne kindet e rruzullit, shpirtrat ia shitem
kalimatareve qe na i hodhen syte
e burrave te ndershem
ne pellembe;
kishin shijen e ullinjve te kredhur ne mekat.

Ne adoleshencen tone, ndalem se foleri,
thjesht degjonim vetetimen e perdellimit,
shihnim qiejt qumeshtore
hanim rradhiqe
mes barinjve te vathave te kembeve.

Termete per mengjes
veshka alluki per dreke,
mbremjeve uleshim bregut,
shihnim valezat e gjinjeve qe pluskonin.

Mbaroi shpejt-
Mbyllem perdet, shuam dritat,
dhe pime, pime
te vetedijshem per melçite e peshkta.

Pellgjet tane u ngjizen
çarçafeve te feksur.
Ndoshta mrekullite e jeteses
nuk ishin per ne.

Leave a Reply