Nen-burg

By rebele

Nje hekurishte rrethon ndertesen tullekuqe.
Tela te ndryshkur, te koklavitur,-
ngjyre e gjakut ne kofshe- prehen
per gishterinjte qe drudhen, i lene trupat
te plandosen, çokët zbardhen- cdo vrime
nje kornize fotografie.

Gjunjet kockore mbeshteten tek metali i ftohte
takojne syte e trishte te kujteses, perfytyrojne
rroba te hedhura qosheve, te zhubrosura nen epsh.

Nje dore e flashket prek floket e femijes
qete si gishterinjte qe ferkojne nje liber te shumelexuar,
shfletuar per kujtime. Nje kyç i zbehte pikaset, tatuazhe
pergjate damareve te bute, te kalterreme
te nenave te drobitura, burgosur per marreveshje-
Dhomat e tyre te gazit do te donin vite te vrisnin.

Mijera cigare te kithta, hedhur ne driten e zbrazet te diellit
ose ne oret pritese pas mesnates. Duke u ndjere siperor,
duke u shtyre drejt ardhmerise, renkime mes dhembesh,
syte e saj te mbyllur, floke te kuq qe mbulojne nje thithke.

‘Do te te nxjerr’ – perafersia e premtimit, tapeti grish
gishtat e kembeve te tij.
Nje vater e pandezur prapa kokes se saj-
zgavra peshperit kundershtine e nenes-
premtimi thyhet. Syte prapa telave
perkojne me vajzen e re qe me pas tha:
Ish here e pare.

Ai u arratis teksa ajo qendronte ne trajta pellgu,
degjonte hapat qe mpakeshin. Ne largesi,
nje makine mbyllet – shtepia e babait, serish.

Leave a Reply