Farat e zeza
nuk do te presin per dheun;
zvarriten ne erresire
si fjale te zemeruara
ne veshin e guackte te femijes-
jehona
koklavitur ne mendimet e te rriturit
si rrenjet e farave qe e mbeshtjellin dheun
dhe ajrin
ne shesti besimi.
Ti m’i thur mendimet
si farat e zeza, nje varese
qe tundet teksa flet, thith
driten si te ish nje vrime e zeze
e cila me perpin.
Kelthasim deri kur rrezja e diellit
na vret syte; shkojme ne shtrat-
ti tek carcafet e qashter,
une tek zotethit qe i braktisa
nen letren e varakte te tim eti.
Farat e zeza rrisin peme
me frutin e njerezimit;
paqja eshte hapesira
midis renies se frutit
dhe shperthimit te tij
teksa perplaset ne toke.