Perurim

By rebele

Digjmi flokët, pishtarë për ty,
drejt shpellës sime – varr i moralit
me kurora orgazmash hijeshuar,
shto edhe një, pastaj flijohu
në harkun e gjirit, trill kicor,
pendim qumështi i rrënjëve
të shelgut që foshnjen e rradhës
ngadalë pikon, për çdo kafshatë
burrë një gllënjkë grua.

Leave a Reply