Peshq

By rebele

Ne kete perrua te ceket
ato plandosen dhe perpeliten
teksa te vdekurit pluskojne
drej tyre. Oh, e di

ç’duhet te them: djegje e forte
ne trup kur vezet e saj shperthejne,
re e qumesht sperme teksa ai i shpejton.

Duhet te qendroj ne ure
me aparatin fotografik,
t’a fus ne kornize shkumen
e pragjeve te lumit,
ku njeri prej tyre per nje çast
harkohet ne hiresine e fundit.

Por duhet te shkoj midis shkembinjve
te lene prej akullnajes
e te ulem ne bisht skajit te ujit

ku nje pirg kundermues i tyre ndodhet,
ku nje sorre zhyt sqepin
ne nje sy te akullt.

Duhet t’i studioj vrimat e vogla
te gdhendura ne lekuren e tyre,
verzat e paperdorshme, fustanet
e tyre prej mizash.

Nuk mund t’i bej te kendojne
edhe pse dua;
ato veçse hapin gojen pak me shume
duke e lene ujin t’u derdhet brenda
derisa mua me behet sikur po mbytem.

Ne ure, autobuzi pret, dikush
ben me dore, therret, Erdhi ora,
dhe rryma ngre lemishte prej fundit
per t’i mbuluar vezet e saj.

Leave a Reply