Agu hesht per skenen tone:
nje dhome gjumi dhe nje djale,
endrra dhe persiatje.
Ai krekoset, qellon, vuan.
Princi i lirise beson
se duhet te jete mungesa
e dhenieve te dores.
Mbi gjunje te kalter,
qumeshti rrjedh.
Ne gjunje te plagosur,
agu hesht, permbyll
dushkun, aromat,
mushkerite, mbytjet,
siperfaqet.
Dora pikaset e bardhe.
E bardha eshte ngjyra
qe ai kujton prej se emes
dhe e dimrit
kur e kujton ate me qarte.
Veshet e tij nuk i kane shenjat
e dy gishtave te medhenj.
Sipas kesaj, asnje goditje
nuk bie ne peshtyme
rastesisht;
kur ndodh, qumeshti
nuk derdhet.
Nje qetesi e çelet, e kalter, dasmore
mbi agun tone.
Kutite grinden; jane te gjitha
kallaj ne stomakun e tij.
Kapaket i ka rradhitur
sipas madhesise, gjashte prej tyre,
dhe ngjyra, veç dy.
Eshte me i lumtur kur jane te perziera
se sa kur perkojne me kopshtet.
Sythet dhe bari i bakert ia ngrejne alergjite.
Agu yne eshte aq i heshtur.
Djali pyet perse nuk e mban me.
Semundje, pergjigjet.
Ç’eshte semundja? Ç’eshte puthja?
Eshte ç’te thote se liria nuk te perket ty,
qe me lodh, me lodh.