Archive for the ‘Poezi’ Category

Femija i agut

August 22, 2008

Agu hesht per skenen tone:
nje dhome gjumi dhe nje djale,
endrra dhe persiatje.
Ai krekoset, qellon, vuan.
Princi i lirise beson
se duhet te jete mungesa
e dhenieve te dores.
Mbi gjunje te kalter,
qumeshti rrjedh.

Ne gjunje te plagosur,
agu hesht, permbyll
dushkun, aromat,
mushkerite, mbytjet,
siperfaqet.
Dora pikaset e bardhe.
E bardha eshte ngjyra
qe ai kujton prej se emes
dhe e dimrit
kur e kujton ate me qarte.
Veshet e tij nuk i kane shenjat
e dy gishtave te medhenj.
Sipas kesaj, asnje goditje
nuk bie ne peshtyme
rastesisht;
kur ndodh, qumeshti
nuk derdhet.

Nje qetesi e çelet, e kalter, dasmore
mbi agun tone.
Kutite grinden; jane te gjitha
kallaj ne stomakun e tij.
Kapaket i ka rradhitur
sipas madhesise, gjashte prej tyre,
dhe ngjyra, veç dy.
Eshte me i lumtur kur jane te perziera
se sa kur perkojne me kopshtet.
Sythet dhe bari i bakert ia ngrejne alergjite.

Agu yne eshte aq i heshtur.
Djali pyet perse nuk e mban me.
Semundje, pergjigjet.
Ç’eshte semundja? Ç’eshte puthja?

Eshte ç’te thote se liria nuk te perket ty,
qe me lodh, me lodh.

Peshq

August 21, 2008

Ne kete perrua te ceket
ato plandosen dhe perpeliten
teksa te vdekurit pluskojne
drej tyre. Oh, e di

ç’duhet te them: djegje e forte
ne trup kur vezet e saj shperthejne,
re e qumesht sperme teksa ai i shpejton.

Duhet te qendroj ne ure
me aparatin fotografik,
t’a fus ne kornize shkumen
e pragjeve te lumit,
ku njeri prej tyre per nje çast
harkohet ne hiresine e fundit.

Por duhet te shkoj midis shkembinjve
te lene prej akullnajes
e te ulem ne bisht skajit te ujit

ku nje pirg kundermues i tyre ndodhet,
ku nje sorre zhyt sqepin
ne nje sy te akullt.

Duhet t’i studioj vrimat e vogla
te gdhendura ne lekuren e tyre,
verzat e paperdorshme, fustanet
e tyre prej mizash.

Nuk mund t’i bej te kendojne
edhe pse dua;
ato veçse hapin gojen pak me shume
duke e lene ujin t’u derdhet brenda
derisa mua me behet sikur po mbytem.

Ne ure, autobuzi pret, dikush
ben me dore, therret, Erdhi ora,
dhe rryma ngre lemishte prej fundit
per t’i mbuluar vezet e saj.

Perurim

August 20, 2008

Digjmi flokët, pishtarë për ty,
drejt shpellës sime – varr i moralit
me kurora orgazmash hijeshuar,
shto edhe një, pastaj flijohu
në harkun e gjirit, trill kicor,
pendim qumështi i rrënjëve
të shelgut që foshnjen e rradhës
ngadalë pikon, për çdo kafshatë
burrë një gllënjkë grua.

Jeta ime

August 20, 2008

Shishe me qumesht në grushtin e foshnjes
qe ngutshem therret ‘Me-ko’
Ish lutje a urdher?

Kepuce e shkare prej kembes se te rese
ballkonit tek varet me shikimin drejt qiellit
Historia e Hirushes kthyer kokeposhte

Vule e zeze në parakrahun e bashkeshortes
Tre shpulla per cdo te thithur ne gushe merr
Sistem i vjeter bankar

Karfice qe bie mbi lavaman
me më te dobten trinkellime
Te ralla floket e gjyshes, s’i mban dot me
e duart e saj më nuk mbajne

JET’IMJA
… endacake amfiteatresh…

Rrezimet

August 20, 2008

Pas çdo rrëzimi shikojmë hartën
që toka vizaton në gjunjët tanë
gishtat harruar qiejve, duart
duke u kalbur në tregun e lire
të perimeve, trandemi brigjeve
të syrit, ngecim në rrethin e zi-
gjurmë e shputave tona,
nuk blejmë dot një lot.

Martese

August 20, 2008

Shtjelle e jetes buze lumit-
ura te ndertuara me pole bambush,
gdhendur nga kembet e femijeve-
Varka qe kerconojne
te kthehen serish ne dru-
Uji
i perthyen rrezet e diellit
si nje pjate e sermte nen qiellin bojehiri.
Uji
mbushur me peshq te arte qe dridhen,
vezullojne si thika prapa fronit.
Uji
cipekalter dhe kafnaja poshte tij-
zambaku qe shfletezohet
si nje origam i perkryer
i papritur
si orgazma e pare e gruas.

Nen-burg

August 20, 2008

Nje hekurishte rrethon ndertesen tullekuqe.
Tela te ndryshkur, te koklavitur,-
ngjyre e gjakut ne kofshe- prehen
per gishterinjte qe drudhen, i lene trupat
te plandosen, çokët zbardhen- cdo vrime
nje kornize fotografie.

Gjunjet kockore mbeshteten tek metali i ftohte
takojne syte e trishte te kujteses, perfytyrojne
rroba te hedhura qosheve, te zhubrosura nen epsh.

Nje dore e flashket prek floket e femijes
qete si gishterinjte qe ferkojne nje liber te shumelexuar,
shfletuar per kujtime. Nje kyç i zbehte pikaset, tatuazhe
pergjate damareve te bute, te kalterreme
te nenave te drobitura, burgosur per marreveshje-
Dhomat e tyre te gazit do te donin vite te vrisnin.

Mijera cigare te kithta, hedhur ne driten e zbrazet te diellit
ose ne oret pritese pas mesnates. Duke u ndjere siperor,
duke u shtyre drejt ardhmerise, renkime mes dhembesh,
syte e saj te mbyllur, floke te kuq qe mbulojne nje thithke.

‘Do te te nxjerr’ – perafersia e premtimit, tapeti grish
gishtat e kembeve te tij.
Nje vater e pandezur prapa kokes se saj-
zgavra peshperit kundershtine e nenes-
premtimi thyhet. Syte prapa telave
perkojne me vajzen e re qe me pas tha:
Ish here e pare.

Ai u arratis teksa ajo qendronte ne trajta pellgu,
degjonte hapat qe mpakeshin. Ne largesi,
nje makine mbyllet – shtepia e babait, serish.

Buze detit

August 20, 2008

I rikthehemi
algave ne floknajen tende
shkurreve te blerta qe ndajne naten
dhe varen tek rrezellima e horizontit
ne uje
gjithnje ne mengjesin
e dasmes se dikujt

si motra jote me krelat qe ia prekin kembet
teksa perkulet ne karrige

duke vidhosur llamben
duke vidhosur detin.

Duam te harrojme
por s’mund t’a heqim
njollen e buzekuqit
prej dhembeve

dhe perdet qe dallgezohen drejt stuhise.

Ti nuk je me shume
se dikush qe ka pare nje fotografi
apo ka qendruar prapa nje bije
me shume te fshehta.

Paqja

August 20, 2008

Farat e zeza
nuk do te presin per dheun;
zvarriten ne erresire
si fjale te zemeruara
ne veshin e guackte te femijes-
jehona
koklavitur ne mendimet e te rriturit
si rrenjet e farave qe e mbeshtjellin dheun
dhe ajrin
ne shesti besimi.

Ti m’i thur mendimet
si farat e zeza, nje varese
qe tundet teksa flet, thith
driten si te ish nje vrime e zeze
e cila me perpin.

Kelthasim deri kur rrezja e diellit
na vret syte; shkojme ne shtrat-
ti tek carcafet e qashter,
une tek zotethit qe i braktisa
nen letren e varakte te tim eti.

Farat e zeza rrisin peme
me frutin e njerezimit;
paqja eshte hapesira
midis renies se frutit
dhe shperthimit te tij
teksa perplaset ne toke.

Fundi i botes

August 20, 2008

Buzet e shumeferkuara gerryhen.

Lotet e verbuar prej shembellimit te tyre
nuk kane sy,
veç vijezojne lumenj ne zemer,
mpijne qellimin,
ndertojne turra pendimi, dergojne anije
ne lumenjte tashme te fergelluar
me kujtesen e gjithe ç’humbi.

U gjakosem per njeri-tjetrin;
dolem krah me krah te blinim
radheve te pervuajtjes.
Ti, nje makine
prej flokesh femijesh.
Une, nje shtepi prej mishi grash.

E shtrydhem naten
gjersa pikoi drite.

Ne kindet e rruzullit, shpirtrat ia shitem
kalimatareve qe na i hodhen syte
e burrave te ndershem
ne pellembe;
kishin shijen e ullinjve te kredhur ne mekat.

Ne adoleshencen tone, ndalem se foleri,
thjesht degjonim vetetimen e perdellimit,
shihnim qiejt qumeshtore
hanim rradhiqe
mes barinjve te vathave te kembeve.

Termete per mengjes
veshka alluki per dreke,
mbremjeve uleshim bregut,
shihnim valezat e gjinjeve qe pluskonin.

Mbaroi shpejt-
Mbyllem perdet, shuam dritat,
dhe pime, pime
te vetedijshem per melçite e peshkta.

Pellgjet tane u ngjizen
çarçafeve te feksur.
Ndoshta mrekullite e jeteses
nuk ishin per ne.