Fizike

August 20, 2008 by rebele

Ne erresiten e kabines, verberisht
duhet t’a gjesh te çaren
dhe t’a fusesh monedhen.
Perdja e zeze ngrihet.
Tani, nje grua e zhveshur

kercen para teje dhe ti shikon
gjunjet e saj, me pas ngre syte
tek arna e telte e qimeve
te cilen ajo bindshem e ndan
me dy gishta
ndersa dora tjeter e saj
ze me pellembe
te gjithe trupin
prej gjinjve gjer tek vithet
dhe je ti qe e ben, per nje çast
po e prek, dhe kur ngre fytyren
drejt te sajes, ajo nuk kundron
me hapesiren, por te sheh ty,
me nje veshtrim qe thote,
Te dua, te perkas ty e gji

por me pas pengesa zbret.
Ti shtyn nje monedhe tjeter
por kabina duhet te mbyllet
ne menyre qe te hapet serish
si nje ninez qe i pershtatet
mungeses se drites.
Kur me ne fund hapet,
ti e ke humbur ate.

Ajo ka levizur tek dritarja tjeter
dhe po prek fytyren e vagullt te dikujt .
Tashme nje grua tjeter po afrohet
nen dritat dhe pasqyrat, e gezuar
te te shohe te ngecur si nje peshk
ne nje qeske plastike
qe do te çlirohet ne nje qelqurine
me nje keshtjelle qeramike
dhe disa gure te ngjyrte.

Ti e hap gojen porsi peshku
qe pret therrimet
e qe s’kupton ç’i shperndan
ato tek ai.

E ndjen urine te te mprehet
teksa ajo hidhet ne ajrin
midis teje dhe asaj.
Tani, pabesueshmerisht
te vjen ne mendje
jo imazhi i pallimit me te
por nje shpjegim
qe ke degjuar
per largesite midis elektroneve.

Mendo, tha shkencetari,
sikur atomi te kish madhesine
e nje portokalli. Me pas
perfytyroje portokallin
po aq te madh sa toka.
Elektronet do te kishin
madhesine e qershive.

Qershi, mendon ti
dhe, duke futur
nje tjeter monedhe,
e sheh nje siper nje fushe akulli
ne Antarktik
dhe nje tjeter qe po rrokulliset
gjuhes se nje femije te pluhurt
ne nje fshat ne Afriken e Veriut

teksa kercimtarja tund gjinjte,
duke shfaqur thithka
te cilat nuk mund t’i kafshosh
ne kete jete.

E vetmja gje qe mund te besh—
t’i shtrengosh monedhat e mbetura
dhe t’ia perserisesh vetes
qe gjinjte e saj jane te ngurte.
Mund t’i ndjesh.

Eklips

August 20, 2008 by rebele

Me derguan nje kartoline, kohe me pare,
para se buzet e mia te puthnin te tuat,
e cila per muaj me radhe hiresoi
deren e frigoriferit tim.

Nje mik ma solli kartolinen (e nje fushe
me nje kryq te gurte qe shenonte
nje varreze te paemert) dhe mbrapa saj
shkroi, Kjo eshte toka jote.

Dhe ne zarfin e kadifte te ketij eklipsi,
teksa gishterinjte e mi zgjaten
drej zinxhirt te fustanit tend te perditshem
te cilin e kam zberthyer mijera here
me pare, duhet te duket sikur dielli
po venitet ose, per t’i qendruar
besnik mendjes, nje tjeter henor i lodhshem
po mpaket.

Megjithate, une po mendoj per ate fushe,
per luftrat, dhe etjen qe s’shuhet— eja
e dashur, femijet nuk jane lindur
ose jane ende ne gjume.

Dhe ne gishterinj, prapa thonjve,
nen lekure, i lare pas ritit tim
nator te banjos, fle djalli.
Te thella rrenjet e tij—

pra, J., sa here qe dhembezat
ndahen si nje goje,
dhe shtylla kurrizore shfaqet, e ndrojtur
si nje gjuhe,
e ndjej te qendrueshem serish dushkun.

I ndjej gjethet te me dridhen;
eshte e cuditshme qe edhe tani
pas te gjithe cikleve,
çasteve dhe fjaleve te humbura
madje dhe femijeve

deshira bulon, po aq e nxehte
sa ne castin e pare kur u shtrime
dhe nisem te njohim njeri-tjetrin.

Dhe ne erresiren
midis cdo mberthese te metalte
apo cdo kopse te zberthyer,
dhe mbathjeve te rreshqitura – te blera
ne dyqan gjate pazarit per darke –
ne kontakt me qimet e kembeve te tua,
qe mbijne edhe pse sapo te pashe t’i rruash,
mbreteron pellgu i thelle, i erret
i Shives, i Erosit,
i injorances, misterit, dhe udhetimit
prej erresires
gjer tek hena e plote.